Xhami i thyer në autobusin e linjës në Durrës, lumturoi të...

Xhami i thyer në autobusin e linjës në Durrës, lumturoi të gjithë pushuesit

132
0
Shares

Gjatë kësa të diele njëri nga autobuzët e linjës urbane Durrës-Plepa qarkullonte me xham të thyer.

Fotot e mbërritura në redaksinë e DurrësLajm dëshmojnë se si njëri nga xhamat në anën e djathtë të urbanit është tërësisht i thyer. Madje copa të tij ndodheshin ende poshtë sediljeve të mjetit.

Por ndërsa nuk dihen arsyet se pse xhami është thyer (dyshohet se ai është thyer nga persona të tretë), pasi në policinë e Durrësit ende nuk është denoncuar rasti në fjalë (të paktën deri më tani), thyerja e tij ishte një fat i madh për udhëtarët.

Të gjithë që patën rastin të udhëtonin sot me autobuzin në fjalë, udhëtuan pa u kulluar djersët. Madje, sipas dëshmitarëve, disa shtetas të huaj që duken edhe në njërën nga fotot, nënvizuan të buzëqeshur sapo u futën në autobuz se do të udhëtonin pa plasur vape dhe zgjodhën për t’u ulur pikërisht pranë dritares së thyer.

Në këto ditë me temperatura përvëluese, frekuentimi i linjave urbane është një stres më vete, prej vapës së krijuar.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY