Bie çmimi i qirave në Tiranë, ja sa shkojnë banesat

Bie çmimi i qirave në Tiranë, ja sa shkojnë banesat

199
0
Shares

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%. Një studim i tregut të pasurive të patundshme i Bankës së Shqipërisë, vëren se çmimet e shtëpive janë ulur edhe pse ka patur rritje vjetore të shitjeve me 10% më shumë.

“Dinamika e indeksit të shitjeve neto në vëllim në këtë sektor ka rezultuar më e përmirësuar, duke shënuar një rritje me 9.9% nga 7.5% në tremujorin e mëparshëm”, thotë banka qëndrore në raportin e saj.

Studimi thotë se më shumë se çmimet për blerjen e një banese, në rënie kanë qënë ato të qirave me 7.5% më pak në fund të Qershorit krahasuar e fillimin e vitit. Pavarësisht kësaj, raporti i indeksit të qirasë shihet si i qëndrueshëm duke e kanalizuar këtë lëvizje si sezonale.

Në ndryshim me një vit më parë, ndërtimi ka ngadalësuar ritmin e rritjes. Prodhimi për sektorin e ndërtimit u shtua me 6%, ndërsa në 2017-ën vëllimi i sipërfaqes së ndërtuar u rrit me 7.5%.

Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë e vlerëson trendin e këtij sektori si të qëndrueshëm, ndërsa vrojtimi i tregut i referohet vetëm Tiranës. /Klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY