Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të grabitjes së një kazinoje dje në kryeqytet. Ilir Lelo, i maskuar me një kapuç dhe me armë në dorë grabiti xhiron ditore të një kazinoje tek ‘Zogu i Zi’, një shumë prej 800 mijë lekë të vjetra e me pas u largua prej aty.
Pavarësisht grabitjes së parë, 47-vjeçari nuk u ndal me kaq, pasi në kohën që është larguar prej aty ka tentuar që të kryejë një tjetër vjedhje në një kazino pranë Prokurorisë së Tiranës, tek rruga ‘Mine Peza’, kohë në të cilën dhe u arrestua po aty nga punonjës të komisariatit nr. 3 dhe Sektori Operacional.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 30.12.2016, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur në flagrancë shtetasin:
– Ilir Lelo ,45 vjeç banues Tiranë
Ky shtetas ka grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit, një pikë lojërash fati tek Zogu i Zi, ku ka marrë një shumë monetare. Shërbimet e Policisë porsa kanë marrë njoftim për ngjarjen e ndodhur kanë ngritur pika kontrolli dhe ka kanë filluar krehjen e zonës. Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se autori i dyshuar po tenton të grabisë nën kërcënimin e armës një pikë tjetër në afërsi të Komisariatit të Policisë nr 3. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3 u bë kapja në flagrancë brenda në Kazino e autorit në tentativë për të realizuar grabitjen e dytë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë model 54 i tipit TT. Specialistët e Policisë po punojnë nëse është dhe autori i grabitjes tek rruga e Elbasanit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 140 dhe 278/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/