Rreth 1000 të sëmurë mendorë në Lushnje, shumë prej tyre enden rrugëve

Rreth 1000 të sëmurë mendorë në Lushnje, shumë prej tyre enden rrugëve

275
0
Shares

Njerëzit me probleme mendore supozohen që kryesisht në ditët e nxehta, të jenë në kontrollin e familjarëve apo të institucioneve.

Por në Lushnje kjo nuk ndodh dhe ata qëndrojnë të vetmuar nëpër rrugë apo lulishte.

Ata i shikon nëpër lulishte apo në rrugë. Në Lushnje, shumë njerëz me probleme të shëndetit mendor qarkullojnë vetëm.
Jashtë kontrollit familjar dhe atij institucional. I frikshëm është fakti që me rritjen e temperaturave, është shtuar dhe numri i tyre.

Qytetari 1: “Ta ndihmojë shteti, ta ndihmojnë ata psikologët.”

Qytetari 2: “Atij ia ka marrë mendtë Perëndia dhe s’kemi ç’ti bëjmë.”

Janë rreth 1000 të sëmurë mendorë në Lushnje të regjistruar në statistikat spitalore.
Psikiatrit thonë se sistemi nervor rëndohet për këtë kategori personash, kur temperaturat shkojnë deri në 40 gradë celsius.
Ata duhen mbajtur pranë familjes, kurse shtrimi i tyre në spital në shumë raste nuk rekomandohet nga mjekët, pasi mund të rëndohet nga prezenca e pacientëve të tjerë.

Abaz Quka, mjek neuropsikiatër: “Për sa i përket sëmundjeve mendore, e mira është që në këtë periudhë të qëndrojnë brenda në shtëpi, sepse temperatura është më e ulët. Ështe e mira që familjarët ti shoqërojnë nëse do të dalin në orët e pasdites ose në orët e para të mëngjesit kur është më freskët, ndërsa në orët kur temperatura është më e lartë këta duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.”

Mjekët rendisin stresin si shkaktarin kryesor, krijuar nga problemet familjare.
Brenda një dite paraqiten mbi 30 persona me probleme të shëndetit mendor për vizita në një qendër mjeksore, pa llogaritur qendrat e tjera të ngritura në të gjithë njesinë administrative të Lushnjes./abcnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY