Koleci lihet në arrest me burg, dëshmia para gjykatës për aksidentin me...

Koleci lihet në arrest me burg, dëshmia para gjykatës për aksidentin me 2 viktima

215
0
Shares

Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Rozina Kolecin, gruan 38 vjeçare e cila shkaktoi aksidentin tragjik të 8 gushtit në Kodër Kamzë.

Rozina Koleci u arrestua pas një aksidenti të rëndë me pasojë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Ajo po drejtonte makinën me targë AA071UA, ndërsa fillimisht përplasi për vdekje shtetasin Ramazan Ishni, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aksidentit.

Më pas ka përplasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përplasur në vijim dhe me një furgon të bardhë.

Në gjykatë ajo deklaroi se aksidenti ndodhi si pasojë e futjes në mënyrë të papritur të bicikletës në rrugë.

“Nuk isha me shpejtësi, në një moment më doli para biçikleta dhe bëra manovër për ta shmangur dhe aty humba kontrollin,” është shprehur ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY