Në orët e mbrëmjes në Elbasan, në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të strukturave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative, është bërë i mundur kapja në flagrancë i dy personave.
Arben Trasha, 48 vjeç dhe Elton Dedja 39 vjeç, të dy banues Elbasan janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete pistoletë pa leje.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri Pistoleta (”SIG-SAUER” dhe “Bereta”) dhe 20 fishekë luftarakë, tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekësh te reja.
Ata akuzohen për veprën penale ”Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve dhe municioneve luftarake”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/