EMRAT/Vazhdojnë rastet e armëmbajtjes pa lejë, kapen me pistoleta në lokal dy...

EMRAT/Vazhdojnë rastet e armëmbajtjes pa lejë, kapen me pistoleta në lokal dy burrat nga Elbasani

167
0
Shares

Janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët u kapën me pistoleta në një lokal.

Sipas policisë, janë arrestuar shtetasit Arben Trasha, 48 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” dhe Elton Dedja, 39 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Dy burrat janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Beqir Dardha” në ambientet e një bar kafe, pas një reagimi të shpejtë të strukturave policore bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative.

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në ambientet e lokalit ku secili mbante me vete nga një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– Dy armë zjarri Pitoleta (“SIG-SAUER” dhe “Bereta”) dhe 20 fishekë luftarakë.
– Tre automjete dhe një sasi prej 250.000 lekësh të reja.
Materialet hetimore për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY