DËSHMIA/Autori i masakrës ishte arrestuar dhe më parë, i afërmi i tij...

DËSHMIA/Autori i masakrës ishte arrestuar dhe më parë, i afërmi i tij tregon motivin e krimit

258
0
Shares

Menjëherë pas kapjes së autorit nga policia mëngjesin e sotëm, policia ka nisur të marrë dëshmitë për të zbuluar plotësisht motivet e ngjarjes makabre.

Mësohet se dëshmi kanë dhënë motra dhe vëllai i Zykaj, të cilët menjëherë janë strehuar tek të afërmit e tyre dhe jo në shtëpinë ku jetonin bashkë me 24 vjeçarin.

Ndërkohë janë bërë publike dëshmi të të afërmve të tjerë të cilët tregojnë dhe për motivet që mund ta kenë shtyrë të riun drejt këtij akti.

Një prej tyre bën me dije se nuk ishin në dijeni të konfliktit që Ridvan Zykaj kishte me kushërinjtë e  tij, dy familjet Zykaj.

Safeti, një nga të afërmit tregon se autori ka qenë i arrestuar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që kjo gjë hidhet poshtë nga policia.

Sipas BallkanWeb, I moshuari tha se pas ngjarjes fshihet babai i autorit, i cili nuk është kujdesur për veprimet e djalit, ndërsa si motiv të krimit quan papjekurinë

Ishin njerëz të mirë. Për konflikte nuk di gjë. S’kanë pasur debate më parë. Motivi është papjekuria. Ai nuk ka menduar se ku dalë. Nuk më shkon mendja se ka qenë e planifikuar. Për mua ishte djalë i mirë. Nuk kisha dëgjuar për konflikte. Unë kam këtë tokën këtu, dhe ia kisha lënë Azemit për të kullotur bagëtitë. Kisha 2 muaj pa ardhur këtu. Mbanin armë pa leje dhe qëllonin nga lumi. Ishte dhe në burg ai, disa muaj apo një vit për armëmbajtje pa leje. Unë si Safet mendoj se babai ka fajin kryesor. Nëse më bën diçka fëmija. Ai ishte pak nevrik. Unë i thoja; Jovan Bregu këtij (autorit). Nuk e njihnim për pijanec”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY