Çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike të Selenicës, ish-deputeti kërkon urgjent mbledhjen...

Çfarë duhet bërë pas masakrës tragjike të Selenicës, ish-deputeti kërkon urgjent mbledhjen e kuvendit

144
0
Shares

 8 persona të vrarë brenda të njëjtit fis nga një 24 vjeçar, po familjar i viktimave. Një bilanc i frikshëm dhe një rast i cili nuk është dëgjuar të ndodhë në Shqipëri.

Jo vetëm tek qytetarët, por masakra e Selenicës ka tronditur thellësisht mbarë opinionin publik duke shkuar deri tek politikanët.

Një të tillë e ka bërë dhe ish kryetari i Kuvendit, ish deputeti i PS-së Namik Dokle, i cili ka shkruar direkt pas  ngjarjes makabre.

Përmes një statusi në rrjetin social, Dokle ka kërkuar mbledhjen urgjente të Parlamentit shqiptar, në mënyrë që të votohet një ligj i veçantë për armëbajtjen pa leje, që të dënojë këdo që guxon të përdorë armën.

POSTIMI I PLOTË

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.

Cfare duhet bere pas kesaj?

1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.

2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.

3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.

4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY