Masakra me 8 persona ne Vlorë, emri autorit dhe si nisi ngjarja

Masakra me 8 persona ne Vlorë, emri autorit dhe si nisi ngjarja

314
0
Shares

Dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e Vlorës, ku deri më tani raportohen 8 viktima. Mësohet se, sherri ka nisur nga dy persona të së njëjtit fis, konkretisht fisi “Zykaj”.

Për shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur vendin, dyshohet një konflikt pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës.

Ndërkaq policia ka reaguar duke identifikuar edhe autorin e masakrës, i cili është 24-vjeçari, Ridvan Zykaj që dyshohet të jetë me probleme mendore. Në ndjekje të tij janë vënë RENEA, FNSH, nga Drejtoria e Vlorës  dhe Delta.

Fshati Resulaj është rreth një orë larg nga bashkia e Selenicës. Po kërkohet ndihmë me helikopter për transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 10. 08. 2018, në fshatin Resulaj, Selenicë, shtetasi Ridvan Zykaj, 24 vjeç, për motive ende të paqarta ka vrarë me armë zjarri  8 persona nga dy familje te fisit Zykaj.

Autori pas krimit është larguar ku forca të shumta të Policisë, Renea, Delta Forcë, Fnsh,  dhe forcat e  Drejtorisë  Vendore të Policisë  Vlorë janë vënë në ndjekje  dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor nën  drejtimin  e Prokurorit   ndodhet  në vendngjarje dhe po punon  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY