Ish-ministri ironi për KPK-në: Ai që kalon Vetingun, e ka lidhur kalin...

Ish-ministri ironi për KPK-në: Ai që kalon Vetingun, e ka lidhur kalin në ‘vendin e duhur’…

106
0
Shares

Seancat e fundit të Vetting-ut lënë shkas për reagime të ndryshme.

Ish-ministri I Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ndaj vendimeve të KPK-së si dhe lajmet e fundit të kërkimit të shkarkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që ajo konfirmon në detyrë.

Ai ka marrë rastin e dy gjyqtarëve nga Vlora të cilët u akuzuan për njohje me të njëjtin person, të ashtuquajtur “kontakt I papërshtatshëm’, por për çdo njëri nga gjyqtarët e kaloi vetingun kurse tjetri jo.

Jo pa ironi, Manjani shkruan se “Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, duke iu referuar qeverisë.

Ja postimi i plotë i Ylli Manjanit

 Një ngjarje nga vettingu.

Dy gjyqtarë, të dy nga Vlora, të dy të akuzuar për njohje me të njëjtin “kontakt të papërshtatshëm”, njëri kalon vetting-un ndërsa tjetri jo!

 “Kontakti i papërshtstshëm” paska qenë me “fat” për njërin dhe “ters” për tjetrin. Gojët e liga, sugjerojnë që “kontakti” është mik me qeverinë e sotme.

Sidoqoftë, ligjërisht ky trajtim i pabarabartë quhet Diskriminim!

Pabarazia para ligjit është rregull sundues në ligjet e pushtetit.

“Kaluesi” i vetting, qartësisht e ka lidhur kalin në “vendin e duhur”, pra tek qeveria.

“Ngelësi” lufton me argumente e prova…

Të shohim kolegjin! Por, vështirë…

OMN proteston për çdo rast, por jo për këtë!

Asnjë çudi!

RamaForma këtë fytyra ka!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY