Dyshimet e para për vetëvrasjen e oficerit të NATO-s, flasin familjarët dhe...

Dyshimet e para për vetëvrasjen e oficerit të NATO-s, flasin familjarët dhe miqtë e tij

235
0
Shares

Ai i dha fund jetës së vet duke konsumuar fotoksinë në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’ në Fier. Oficeri i NATO-s që shërbente në Bunavi të Vlorës quhej Enea Xhaja dhe ishte vetëm 29 vjeç.

Ai ndërroi jetë dy orë pasi mbërriti në spital, ndërkohë që familjarët ishin munduar t’i jepnin ndihmën e parë. Mësohet se Enea nuk kishte patur kurrë probleme në punë dhe ishte korrekt në shërbim.

Sipas informacioneve, ai kishte marr dy ditë lejë nga puna për tu kthyer në vendlindje dhe pritej të kthehej të premten.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motiivin e aktit duke filluar me marrjen në pyetje të familjarëve dhe miqve të tij. Ndonëse ende nuk janë zbardhur rrethanat e plota, policia ka hedhur dyshimet e para duke pyetur dhe familjarët e tij.

 Një nga arsyet, në të cilat policia dyshon fort, është se ai vuante depresioni dhe shenjat i kishte shfaqur disa ditë më parë.

Sipas Panoramës, familjarët kanë treguar se nuk kanë pasur asnjë debat apo konflikt me të birin. Ata kanë mohuar gjithashtu që djali të ketë pasur probleme me familjarët. Sipas tyre, djali, prej disa ditësh, qëndronte i heshtur dhe nuk komunikonte shumë me ta.

Sidoqoftë, kjo nuk u ka lënë atyre të dyshojnë se mund të kishte pasur diçka serioze që mund ta çonte drejt këtij vendimi fatal për jetën. I riu ishte pjesë aktive e forcave të NATO-s, ku shërbente si oficer në Bunavi të Vlorës prej dy vitesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY