VIDEO/Vjedha e pronës publike, PD: Qeveria Rama sillet si pushtuese me pronën...

VIDEO/Vjedha e pronës publike, PD: Qeveria Rama sillet si pushtuese me pronën publike

100
0
Shares

Deputetja e partisë demokratike Dhurata Çipi në një deklaratë për mediat ka dënuar rastin më flagrant të vjedhjes së pronës publike, atë të qendrës historike të Tiranës e cila po i jepet falas partneritetit privat.

Në deklaratën e saj ajo u shpreh se një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike. Me një dëm prej 19 milion euro, Edi Rama po jep pronën publike sipas interesave të tij klienteliste, korruptive.

Sipas saj, pronat publike janë përdorur për të pasuruar miqtë dhe klientët e Edi Ramës dhe jo për të gjeneruar të ardhura për qytetarët.

Kontrolli i lartë i shtetit, në vitin 2017, ka depozituar në prokurori  kallëzime penale për 129 persona nga pushteti lokal dhe qendror, por nuk ka akoma nga prokuroria asnjë reagim sesa nga zyrtarët publikë kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë vjedhur pronën publike.

Deputetja Dhurata Çupi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Vendredi 10 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY