‘Vetting’ dhe për bizneset, hapet tenderi 15 mln euro për përgjimin e...

‘Vetting’ dhe për bizneset, hapet tenderi 15 mln euro për përgjimin e pasurive të tatimpaguesve

156
0
Shares

Kontrolli i faturave, tatimet do ndërtojnë një sistem të ri për të ulur evazionin dhe gjurmuar pasuritë e tatimpaguesve duke hapur tenderin prej 15 mln euro.

Tatimet do të përmirësojnë modulin e menaxhimit të kontrollit të faturimit, i cili do t’i mundësojë Administratës Tatimore që përmes internetit të ketë një pasqyrë të qartë në secilën llogari. Kjo eliminon evazionin fiskal dhe kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit të tatimpaguesve për të paguar tatimet, duke rezultuar kështu në një financim të drejtpeshuar të shpenzimeve publike. Një modul i këtij sistemi parashikon gjithashtu gjurmimin e pasurisë së tatimpaguesve.

Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender, përfituesi i të cilës do të jeë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Qëllimi i tenderit është krijimi i Sistemit të Menaxhimit dhe Kontrollit të Faturave (MKF), që është një grup i procedurave dhe mjeteve ligjore, organizative dhe teknike, qëllimi kryesor i të cilave është kontrolli i transaksioneve me pagesa me para në dorë dhe  pagesa me para jo cash.

Fondi limit është 1.87 mld lekë (rreth 15 milionë euro) do të financohet gjatë viteve 2018- 2022 nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

 Projekti përfshin Shërbimet e konsulencës (Sistemi i evidentimit dhe ndjekjes së transaksioneve me para në dorë;. Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para në dorë; Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dorë; Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo  cash.; etj) si dhe krijimin e Softuerit (programit) dhe infrstrukturës.

Softueri do të mundësojë:

– krijimin e sistemit për evidentimin dhe ndjekjen e transaksioneve me para ne dore;.

-Kontrolli tatimor i tatimpaguesve në sistemin e pagesave me para ne dore;

-Sistemi për menaxhimin e riskut për pagesa me para në dore;.

-Krijimi, regjistrimi dhe ndjekja e transaksioneve jo cash;

-Pasuria e tatimpaguesve;

-Regjistri i tatimpaguesve me degët e tatimpaguesve.

Synimi i këtij projekti është “Krijimi i një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor. Qëllimi përfundimtar i këtij projekti është rritja e të ardhurave buxhetore dhe zbatimi i kontrollit efektiv mbi transaksionet cash dhe jo cash në Republiken e Shqiperise”, sipas dokumentacionit të tenderit.

Si do gjurmohen pasuritë e tatimpaguesve

Një element i tenderit është gjurmimi i pasurive të tatimpaguesve. “Qëllimi i këtij nënsistemi “Pasuria e tatimpaguesit” është të krijojë një sistem unik për monitorimin e pasurisë së tatimpaguesve, parandalimin e evazionit fiskal, rritjen e efikasitetit të mbledhjes së tatimit dhe automatizimin, përmirësimin dhe shumëllojshmërinë e procesit të mbledhjes së tatimit nga pasuria”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas kërkesave, rezulton se tatimorët do të arrijnë të marrin informacion real për pasuritë e tatimpaguesve, pasi ofertuesi duhet të krijojë “Katalogun e pasurisë të tatimpaguesit” si dhe një “Regjistër Qendror gjithëpërfshirës i Pasurive te Patundshme”. Në të do të përfshihet regjistrimi i ndërtesave dhe të tokës dhe pronarëve të tyre në Republikën e Shqipërisë. “Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme duhet të përcaktohet në mënyrë të tillë që një pjesë e të dhënave të pandryshuara të patundshmërive të përcaktohet si një njësi e veçantë që automatikisht do të lidhet me regjistrin e tokave me qëllim të marrjes së të dhënave të pasurive të paluajtshme”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Regjistri Qendror i Pasurive te Patundshme ndër të tjera duhet të sigurojë një model transaksional të shitësve dhe të blerësve të pronave, vlerës së pasurive të paluajtshme dhe burimit të fondeve të blerjes së pronës./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY