Zbulohet kërcënimi me jetë ndaj ministrit Majko, SHBA i kërkon të rrisë...

Zbulohet kërcënimi me jetë ndaj ministrit Majko, SHBA i kërkon të rrisë sigurinë personale

268
0
Shares

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko zbuloi për Fox News paralajmërimin që i kanë bërë zyrtarët e lartë amerikanë për të rritur sigurinë ndaj tij. Ministri i Diasporës është kërcënuar nga agjentë të shërbimit sekret iranian.

Këtë e bën të ditur një artikull në Fox News.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, nuk kam frikë“, raporton Fox News.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.

Në një artikull me titull “Irani po planifikon të vendosë terror në Europë, ndërkohë që ‘BE po përpiqet të mbrojë regjimin nga shtyrja e sanksioneve të Trump”, thuhet se zyrtarë amerikanë e kanë paralajmëruar duke i thënë se duhet të rrisë sigurinë ‘pas zbulimit të një kërcënimi kundër tij’.

Ka edhe shqetësime rreth pranisë së regjimit në Shqipëri, ku disidentët u thanë Fox News se ambasada iraniane po punon dhe ka dërguar nëpunës të lartë të inteligjencës. Shqipëria është e rëndësishme, sepse ishte vendi ku më shumë se 2.000 disidentë iranianë që i përkisnin Muxhahidit të Popullit të Iranit (MEK) u zhvendosën nga Iraku në 2016.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës në Iran (NCRI) tha se regjimi donte t’i vriste ata në Irak dhe dështimi për ta bërë këtë shënoi një “pengesë të madhe” për regjimin.

Një zyrtar i lartë amerikan i antiterrorizmit i konfirmoi Fox News se autoritetet shqiptare arrestuan dy operativë iranianë mbi akuzat e terrorit në fillim të këtij viti.

“Irani ka një histori të gjatë gjatë 39 viteve të fundit të kryerjes dhe planifikimit të vrasjeve dhe veprimeve terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit iranian, duke përfshirë një seri vrasjesh dhe sulmesh në vitet e fundit në vendet evropiane”, tha zyrtari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY