Alarmi i autoriteteve, dy peshq të rrezikshëm në ujërat e detit Adriatik

Alarmi i autoriteteve, dy peshq të rrezikshëm në ujërat e detit Adriatik

1513
0
Shares
Peshku top

Në detin Mesdhe janë afruar disa lloj peshqish, të cilët janë të rrezikshëm dhe helmues.

Autoriteti detar italian njofton se peshku akrep dhe peshku top me njolla po përhapen si pasojë e rrymave detare dhe drejt deteve tona.

Peshku akrep është parë për herë të parë në Mesdhe në vitin 2013. Fillimisht u fut aksidentalisht në Florida të SHBA në fund të viteve 80, duke pushtuar detin e Caraibeve dhe një pjesë të mirë të brigjeve të Atlantikut, deri sa arriti të kalojë kanalin e Suezit për t’u përhapur në Mesdhe.

Karakteristikat e peshqëve

Peshku akrep ka disa gjemba të gjatë dhe helmues. Kur bie në kontakt fizik me lëkurën,pjesa e lënduar duhet shpëlarë mirë me ujë të nxehtë për të ulur efikasitetin e veprimit të helmit.

Peshku akrep

Peshku top është shumë helmues dhe duhet evituar prekja apo konsumimi i tij, pasi efekti toksik ngelet i pandryshuar edhe pas gatimit. Ndërkohë që ekspertët thonë se ka një kafshim shumë të fuqishëm dhe duhet patur shumë kujdes.

Peshku top

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY