Arrestohet ne flagrancë shqiptari, vidhte ndihmat për të prekurit nga zjarri në...

Arrestohet ne flagrancë shqiptari, vidhte ndihmat për të prekurit nga zjarri në Greqi

115
0
Shares

Një ngjarje e shëmtuar është bërë publike këtë të enjte nga e përditshmja Kathimerini, e cila shkruan se policia ka vënë në pranga një 37 vjeçar shqiptar.

Arsyeja e arrestit ka qenë vjedhja që kishte kryer shqiptari tek ndihmat që janë dhënë nga shteti për të prekurit nga ferri i zjarreve që goditën muajin e kaluar periferinë e Athinës.

Në makinën e shqiptarit u gjetën disa ushqime si dhe dy pako me biskota. Policia ka nisur ta hetojë rastin, pasi beson se në grabitje është përfshirë dhe një 49 vjeçar me origjinë nga Greqia, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i shqiptarit.

Kujtojmë se zjarri i rënë në rrethinat e Athinës shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale ishin të pallogaritshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY