Nuk pritej nga Barcelona, “i dhuron” Evertonit dy super-futbollistë

Nuk pritej nga Barcelona, “i dhuron” Evertonit dy super-futbollistë

102
0
Shares

Andre Gomes do të luajë tek Evertoni sezonin 2018-2019, pasi klubi i cili zotëron kartonin,  Barcelona e ka huazuar në hua të thjeshtë në Premier League.

Klubi anglez do t’i paguajë FC Barcelona 2.25 milionë euro për huazimin e sezonit dhe gjithashtu do të paguajë pagën e lojtarit.

Gomez u transferua tek Barcelona në verën e 2016, nga Valencia, me katalanasit që paguan plot 30 milion euro në arkat e klubit valencian. Ndërkohë Barcelona dhe Evertoni kanë arritur një marrëveshje mbi transferimin e lojtarit Yerry Mina. Klubi anglez do t’i paguajë FC Barcelona 30.25 milionë euro plus 1.5 milionë euro në formë bonusesh. Klubi katalanas rezervon të drejtën për të blerë lojtarin.

Dy marrëveshje që shtojnë koloninë katalanase tek klubi anglez, me Gomez e Mina që do gjejnë në “Goodison Park” ish-shokun e tyre në “Camp Nou”, Lucas Digne.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY