Shqiptarët e dehur “bëjnë namin” në Itali, sherr me grushte dhe shishe...

Shqiptarët e dehur “bëjnë namin” në Itali, sherr me grushte dhe shishe në lokal për faturën

114
0
Shares

Dy shqiptarë përfunduan në prangat e karabinierëve në Itali, pas një sherri që ndodhi në një bar në Piazza Cavour në Terlizzi.

Gjithçka ndodhi gjatë një feste tradicionale ku shqiptarët kishin shkuar në restorant duke konsumuar ushqime dhe birra.

Në momentin që baristi ka kërkuar paratë, shqiptarët kanë filluar sherrin duke kërkuar birra të tjera. Madje, ata kanë goditur me grushte edhe pronarin e restorantit duke e kërcënuar me një thikë se do ta vrisnin.

Baristi ishte detyruar t’i shërbente pije të tjera shqiptarëve, të cilët kanë hedhur shishet boshe në drejtim të banakut. Kur mbërriti një karabinier, edhe në atë rast fi9lloi një luftë e shkurtër, duke dëmtuar një makinë.

Dy shtetasit shqiptarë banonin në qytetin e Barit, ku edhe janë arrestuar për dhunë, rezistencë, dëmtim të rëndë dhe zhvatje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY