VIDEO/Përdorimi i telefonit, alkol dhe shpejtësi e ‘çmendur’ në kryeqytet, policia rrugore...

VIDEO/Përdorimi i telefonit, alkol dhe shpejtësi e ‘çmendur’ në kryeqytet, policia rrugore ndëshkon shoferët

116
0
Shares

Policia rrugore njofton se ka ndëshkuar disa drejtues mjetësh për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Kryesisht nga kontrollet në kryeqytet, në orët e vona të natës dhe ditës, ata kanë arritur të konstatojnë shkelje nga drejtuesit e mjeteve.

NJOFTIMI I PLOTË DHE RASTET E SHKELJEVE

Tiranë

Nisur nga ngjarjet e fundit rrugore me pasoja si dhe me qëllim aplikimin e kontrolleve policore sa më efikase për parandalimin e ngjarjeve rrugore, Policia Rrugore e Tiranës, organizoi disa pika kontrolli lëvizëse në të gjithë territorin e kryeqytetit, me agjent verifikues me veshje civile të cilët vëzhguan dhe rregjistruan📸 në orë të ndryshme gjatë ditës, por edhe në orët e vona të natës, disa nga rrugët me rrezik të shtuar për aksidente rrugore duke monitoruar, sjelljen e drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve në rrugë, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar.

Nga kontrollet e ushtruara u konstatuan dhe u ndëshkuan:

95 drejtues mjetesh për përdorim celulari duke komunikuar dhe ajo që është më e rrezikshme duke shkruar📲gjatë drejtimit të mjetit.

78 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

35 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

8 drejtues mjetesh u është pezulluar leja e drejtimit për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

15 drejtues mjetesh për gara me shpejtësi kryesisht në zonën e unazës së madhe.

120 mjete të ndaluara administrativisht pasi rezultonin debitor si dhe u vendosën 790 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu përgjatë 24 orëve të fundit në funksion të këtyre kontrolleve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 14 drejtues mjetesh, nga të cilët :

• 3 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave qarkullimit rrugor.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

• 5 drejtues mjetesh për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi.

• 1 drejtues mjeti për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos harro👮♀ po të 👁 👁

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2239759606310398/

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2239759606310398/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY