Pas kërcënimit me jetë, Ramush Haradinajt i çojnë pako me tritol në...

Pas kërcënimit me jetë, Ramush Haradinajt i çojnë pako me tritol në zyrë

109
0
Shares

Në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj  ka mbërritur një pako nga “Xhorxh Majkëll” me dy kilogramë eksplozivë të llojit tritol.

Sipas agjencia së Lajmeve FaktePlus se e gjitha u bë për të testuar sigurinë në Zyrën e Kryeministrit dhe objektin e Qeverisë. Nga kjo del se gjithçka kishte dështuar në këtë aspekt, duke kaluar të gjithë filtrat e sigurisë.

 Zyra e Kryeministrit për këtë çështje ka patur dhe një reagim ku mohon të ketë patur incidente në praktikë.

“Ne nuk kemi pasur ndonjë incident në praktikë, për të cilën ju po aludoni dhe as informacione për një gjë të tillë”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Ajo ka shtuar se për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë kujdeset Policia e Kosovës.

Por jo vetëm kaq – edhe dy raste tjera të simulimit në ndërtesën e Qeverisë kanë rezultuar të suksesshme.

Rasti tjetër ka qenë kur një “mekanik” ka arritur të hyjë në ndërtesën e Qeverisë me dy armë të llojit zolë. Kurse një person në cilësinë e një “invalidi” ka arritur që brenda objektit ta fusë në pushkë të gjatë. Krejt kjo në kuadër të simulimit.

Sipas mediumit, për dështimin e sigurisë në Zyrën e Kryeministrit dhe në objektin e Qeverisë janë shkarkuar katër persona, përfshirë dy policë dhe një rreshter.

Po ashtu është provuar të merret përgjigje edhe nga Policia e Kosovës, e cila është përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit dhe objektit të Qeverisë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY