Gjyqtarja Çela liroi dy herë kriminelin e Vlorës, zbulohen arsyet për vendimet...

Gjyqtarja Çela liroi dy herë kriminelin e Vlorës, zbulohen arsyet për vendimet e saj

245
0
Shares

Gjyqtarja e Vlores Herila Cela në qershorin e këtij viti u akuzua për lirimin e një personi të rrezikshëm nga burgu, pa asnjë arsye të qëndrueshme.

Më 6 gusht 2018 ajo e liroi Taulant Manajn ( Beqiraj) duke i ndryshuar masën e dënimit  në atë të arrestit shtëpiak.

Pas vendimit, u konstatua se Manaj lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike në rrugët e qytetin të Vlorës.

NGARJA KU ËSHTË I PËRFSHIRË MANAJ DHE ARSYETIMET E GJYQTARES

27 shkurti ishte muaji ku Manaj së bashku me një person tjetër u bënë pjesë në një përplasje me armë. Nga konflikti Taulant Manaj mbeti i plagosur, por sërish u arrestua me personat e tjerë të përfshirë.

Në muajin gusht,  Herila Cela sipas gjykimit të saj vendosi që Manaj duhet të qëndrojë në arrest shtëpie dhe provat e prokurorisë të sjella për të dytën herë kundër tij nuk qene të mjaftueshme për ta arrestuar dhe futur në burg.

Arma, sasia e madhe e parave dhe lënda narkotike nuk mund të përbëjnë shkak që ai të qëndrojë në burg.

Gjykata ka vlerësuar se shkaqet e mësipërme sjellin zbutjen e nevojave te sigurimit, pasi masa e sigurimit personal arrest ne burg, nuk çmohet me e përshtatshme për nevojat e sigurimit personal.

Arsyetimi i dytë i gjyqtares për vendimin e dytë lidhet me pistoletën e gjetur në automjetin ku udhëtonte Taulant Manaj ( Beqiraj) ku sipas saj nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsh të tij ndaj dhe ky fakt përbënte lehtësim.

*Po iu sjellim videon e publikuar nga policia e shtetit ku u prangos Taulant Manaj pasi kishte hedhur poshtë masën e arrestit dhe lëvizte me armë i lirë në qytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY