DËSHMIA/Aksidentoi 4 vetë në rrugën e Kamzës, shoferja tregon gabimin e saj

DËSHMIA/Aksidentoi 4 vetë në rrugën e Kamzës, shoferja tregon gabimin e saj

156
0
Shares

Ajo aksidentoi rëndë 4 vetë, duke i marrë jetën një vajze 7 vjeç dhe një 29 vjeçari si dhe plagosi rëndë 2 të tjerë.

Sot, shoferja e aksidentit tragjik Rozina Koleci 38 vjeçe është paraqitur për të dhënë dëshminë e saj para se të dalë para gjykatës ku do të jepet masa e dënimit.

Sipas Ora News, në dëshminë e saj shoferja ka treguar se shkak i aksidentit është bërë një gabim i saj në timon. Ajo ka treguar se kishte ngatërruar frenat me gazin.

Nga manovrimi i gabuar i 38-vjeçares Rozina Koleci me automjetin tip “Benz”, përplasi për vdekjen e një vajzë 7 vjeç dhe një  29-vjeçari Ramazan Ishmi, i cili po ecte në ato momente me biçikletë.

Si rrjedhojë, ajo fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe  dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY