Sondazhi i KE për çmimet e dentistëve, ironia e Vasilit: Rëndësi ka...

Sondazhi i KE për çmimet e dentistëve, ironia e Vasilit: Rëndësi ka që Rama i ka në rregull dhëmbët e tij

107
0
Shares

Pas të dhënave nga sondazhi i KE ku thuhej se 77% e shqiptarëve kanë vështirësi në përballimin e çmimeve të dentistit, vjen reagimi i Kreut të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, kjo shifër është shifër e Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës dhe është ndër më negativet në kontinent duke e nxjerrë Shqipërinë më keq nga të gjithë.

Vasili nuk e largon ironinë dhe madje shkruan se mjafton që kryeminstri i ka mirë dhëmbët e tij dhe arrin të sigurojë mirëmbajtjen e tyre.

Statusi i plotë

77% e shqiptareve nuk e perballojne dot dentistin,por kryeministri po dhe kjo ka rendesi.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar.

Kjo eshte shifra absolutisht me negative ne Europe.

Te gjitha vendet e Ballkanit e kane me te ulet se sa Shqiperia,pra Shqiperia eshte me keq se te gjithe.

Kete studim nuk e ka bere opozita shqiptare, por Komisioni Europian.

Shendeti i shqiptareve eshte i rrezikuar pasi qindra komplikacione shendetesore shkaktare te semundjeve te renda lidhen drejtpersedrejti me stomatologjine.

Kuptohet qe shkollepakti nuk mer vesh nga keto gjera.

Por rendesi ka qe kryeministri i ka fort ne rregull dhembet e tij dhe ka boll para’ per t’i mirmbajtur ato brenda dhe sidomos jashte vendit.

Edhe ne shpenzimet per Arsimin sic referon Forumi i Ballkanit,Shqiperia eshte absolutisht e fundit ne Ballkan me 3.1%,kur Kosova e ka 4.6% dhe Mali i i Zi 4.5%.

Nje pyetje per ta mbyllur:

A do te arrije ndonje tregues per te qene ky kryeminister,se per te gjithe treguesit jemi ne fund te Ballkanit se me gjere nuk po kerkojme?

Sepse keshtu si e ka zene ky kryeminister do ta perfundoje qeverisjen sic thote populli “ashtu hyri ashtu doli kastravec”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY