Elbasan, aksidentohen rëndë prindërit dhe fëmija 1 vjeç

Elbasan, aksidentohen rëndë prindërit dhe fëmija 1 vjeç

121
0
Shares

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Prindërit dhe fëmija e tyre 1 vjeç janë aksidentuar duke marrë plagë të rënda.

Sipas policisë, Indrit S., 25 vjeç, banues në fshatin Mengël, duke drejtuar mjeti tip ‘Seat’ me targa AA 041 BO, ka aksidentuar 3 persona: Dy prindërit K.V., 26 vjeç, M.Sh., 25 vjeçe si dhe fëmijën e tyre A. V., 1 vjeçe.

Të tre të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, nga ku raportohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ende nuk dihen motivet e aksidentit, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat 25 vjeçarin.

Ky është aksidenti tjetër i rëndë, pas atij të ditës së djeshme në rrugën e Kamzës, ku mbetën të vdekur dy vetë dhe u plagosën rëndë nëna dhe vajza tjetër 6 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY