Lagjen në Berat e kanë pushtuar plehrat

Lagjen në Berat e kanë pushtuar plehrat

140
0
Shares

Ndërtimi i banesave pa kriter, pas viteve 1990, ka sjell një sërë problemesh, mes të cilave edhe atë të depozitimit të mbetjeve urbane.

Një nga lagjet, e cila shtrihet drejt periferisë është edhe ajo e quajtur lagjia e MCR, që gjatë viteve të fundit ka marrë një zgjerim të konsiderueshëm, duke shtuar problemet për banorët.

Banorët e kanë ngritur këtë shqetësim pranë bashkisë, duke shpresuar në një zgjidhje të problemit.

Nënkryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana bën të ditur se një grup pune po merret me studimin e shërbimit të pastrimit dhe po monitoron të gjithë zonën.

“Grupi i punës po monitoron të gjithë territorin e bashkisë së Beratit dhe do të ketë shërbim me mjet, atje ku mund të futen mjete për të mbuluar të gjithë territorin e bashkisë së Beratit.Shpresojmë që gjatë vitit 2018 ne ta mbyllim këtë studim, ta kalojmë në këshillin bashkiak dhe pastaj të ndjekim procedurat e tenderimit dhe të bëjmë lidhjen e kontratës”, thotë Blana.

Gjithsesi problemi i mbetjeve në qytetin e Beratit është një problem i mbartur në vite që kërkon zgjidhje të menjëhershme, ndëra pritet të miratohet përfundimisht projekti i qeverisë, në bashkëpunim me qeverinë zvicerane./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY