Berisha i përgjigjet Thaçit: Nuk mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës...

Berisha i përgjigjet Thaçit: Nuk mund të pastrohesh me mbetje të kuzhinës së Beogradit

144
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të bëra tre ditë më parë pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Berisha ka folur sot për këtë çështje duke i quajtur mjerane komentet e Thaçit, e më tej se kërkon të pastrojë fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, ka deklaruar Berisha për presidentin kosovar Hashim Thaçi.

Ai ka folur edhe për gjitha çështjet që ka ngritur Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha është përgjigjur edhe për akuzat nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY