FOTO+VIDEO/’Shfaqja’ e jahteve të shtrenjta vazhdon, babai i sheikut zbarkon në Sarandë…

FOTO+VIDEO/’Shfaqja’ e jahteve të shtrenjta vazhdon, babai i sheikut zbarkon në Sarandë…

318
0
Shares

Pas jahtit më të shtrenjtë e të madh në botë e pronarit rus Andrey Melnichenko, Sarandën ‘e pushton’ një tjetër jaht luksoz dhe i shtrenjtë.

Në mjetin lundrues “Katara” udhëton babai i Emirit të Katarit, sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani. Babai i sheik Tamim Bin Hamad Al –Thani do të vizitojë Sarandën dhe do të ndalet të shohë gjithë bregdetin e jugut si dhe në Durrës.

Sheiku është pritur në port nga ambasadori i Katarit, ndërsa ka qenë në shoqërinë e 70 përfaqësuesve të kompanive nga Katari. Shkëlqesia e Tij, Sheikh Hamad Bin Khalifa Al-Thani do të shoqërohet edhe nga Garda e Republikës së Shqipërisë.

Por prezenca e këtyre jahteve në Shqipëri të bën të ngresh pyetjen se a mos vallë qeveria po përpiqet të marrë mendjen e qytetarëve me jahte të tilla për tiu larguar realitetit të dhimbshëm të braktisjes së plazheve në vend…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY