RAPORTI/Dëmet e mëdha ekonomike në shtet, mbi 100 milionë euro vetëm 6...

RAPORTI/Dëmet e mëdha ekonomike në shtet, mbi 100 milionë euro vetëm 6 mujorin e parë

109
0
Shares

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi 100 milionë euro.

Shifrat bëhen të ditura në Buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar – qershor 2018.

KLSH thotë në raport se nga auditimet gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:

– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro.

-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801 mijë lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro.

Në shkeljet me dëm ekonomik (shpenzimet), në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në vlerën e përgjithshme prej 21,966 mijë lekë, ku pjesa më e madhe i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367 mijë lekë.

Në fushën e prokurimeve,shkeljet ishin në vlerën e përgjithshme prej 520,835 mijë lekë, ku shkeljet më të mëdha ishin në Bashkitë Këlcyrë dhe Vlorë, me përkatësisht 37.4 dhe 29.3 milionë lekë.

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi ishte  në shumën e përgjithshme prej 167,741 mijë lekë, ku dëmin më të lartë e ka Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vlerën 156,969 mijë lekë, nga të cilat:

– 132,465 mijë lekë, si pasojë e likuidimeve më tepër nga mos reflektimi i çmimeve të ulura të barnave në kundërshtim me pikën nr.7 të VKM nr.380 datë 25.05.2016;

– 23,453 mijë lekë, si pasojë e mos përfshirjes së vlerës për 2045 seancave dializë për pacientë të cilët tejkalonin 13 seanca/muaj përfituar padrejtësisht prej 2 spitaleve privatë “H.S” dhe “A.S”;

– 825 mijë lekë, si pasojë e pagesave të barnave me formëdozë mbi përcaktimet në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR);

– 226 mijë lekë, si pasojë e penaliteteve të pazbatuara për furnitorin për shkelje të afatit të lëvrimit të mallrave

Në sektorin e Tatim – Taksave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 146,687 mijë lekë, ku nivelin më të lartë e ka OSHEE në vlerën 38,245 mijë lekë, si pasojë e mos regjistrimit të përfaqësuesit tatimor si dhe faturimit të TVSH-së me auto fature, ka sjell shmangien e tatimit në burim për subjektin “X…AG”.

Në sektorin e doganave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 591,350 mijë lekë.

Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 2,113,750 mijë lekë. Dëmin më të lartë e ka KESH sh.a, në vlerën 1,582,301 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga Shoqëria “KESH” sh.a kompanive E…, G…., A…. dhe G… me çmimin e blerjes së energjisë nga shoqëria “OSHEE” sh.a nga këto kompani (KLSH nuk i bën emrat e kompanive publike).

Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi është në shumën e përgjithshme prej 287,069 mijë lekë.

KLSH thekson se ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime, në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 3,482,319 mijë lekë.

KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave, me dëm 2.8 mld lekë. Dëmi më i lartë është nga Bashkia Kamëz, në vlerën 487,395 mijë lekë, si pasojë e mos fillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mos arkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.

Për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e shpenzimeve, dëmi ishte 6.4 mld lekë./Monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY