Mbyllet lokali pas helmimit të 39 dasmorëve, gjendje skandaloze dhe pa dokumentacion

Mbyllet lokali pas helmimit të 39 dasmorëve, gjendje skandaloze dhe pa dokumentacion

191
0
Shares

Është mbyllur restoranti ku u helmuan 39 dasmorët e tre dasmave të ndryshme. AKU njofton se restoranti operonte në kushte jo të mira higjeno-sanitare.

Të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin Laguna Blu që ndodhet në unazën e këtij qyteti të shtunën dhe të dielën.

Pronari i subjektit Manol Musaj kishte dhe mungesë dokumentacioni. Për produktet e gjetura u morën mostrat për tu realizuar analizat e nevojshme.

Restoranti u gjobit me vlerën 700.000 lekë. Ditën e sotme, disa prej dasmorëve në gjendjen me të rëndë u dërguan me urgjencë në Tiranë për mjekime të specializuara.

NJOFTIMI

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan në bashkëpunim me Krimin Ekonomik gjatë orëve të vona të mbrëmjes (6.08.2018) kanë bërë verifikimin e kushteve dhe prezencës së produkteve sidomos atyre me origjinë shtazore të gjendura në subjektin “Laguna Blu” me aktivitet restorant. 39 personat që pretendohet se janë helmuar nga ushqimi kanë qenë pjesë në dasma të ndryshme (të shtunën drekë/darkë si dhe të dielën në darkë) nga i njëjti lokal në qytetin e Elbasanit, subjekti i lartpërmendur.

Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues(gjurmueshmëri).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY