LETRA/Nëna nga Elbasani denoncon tek Berisha: Kryetari socialist ma çoi vajzën prostitutë…

LETRA/Nëna nga Elbasani denoncon tek Berisha: Kryetari socialist ma çoi vajzën prostitutë…

151
0
Shares

Një denoncim nga një qytetare është bërë publike nga Ish-kryeministri Berisha në faqen e tij të ‘Facebook’-ut.

Qytetarja denoncon kryetarin e PS në Elbasan, për lagjen ‘Visarion Xhuvani’ Durim Koçin. Ajo i ka dërguar Berishës letrën e një nënë nga Elbasani ku sipas letrës, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.

Denoncuesja i shkruan Berishës se e  denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

DENONCIMI
Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni!
Lexoni letren e nje nene qe narkokryetari i ka e rrembyer vajzen. sb

“Doktor ju përshëndes!
Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht!
Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju.
Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.
Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani.
Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem.
Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë.
Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY