LAJM I FUNDIT/Ndryshimi i kufijve me Kosovën, Vuçiç i vendosur: S’ka zgjidhje...

LAJM I FUNDIT/Ndryshimi i kufijve me Kosovën, Vuçiç i vendosur: S’ka zgjidhje pa dhimbje…

107
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po mban një konferencë për media në lidhje me çështjen e Kosovës dhe debatit për korrigjimin e kufijve.

Në këtë konferencë, sipas Zëri.info,  Vuçiç ka thënë se synimi i shtetit të Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga ajo që ka tani Serbia.

Sipas Vuçiqit është e qartë që kjo do jetë një zgjidhje mjaftë e vështirë për të gjithë, por sipas tij Serbia ka dhënë gjithçka për të qënë një partner i sinqertë. Ai ka bërë apel serbëve në Kosovë që të mos provokohen por të rrinë të qetë.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron që qytetarëve serbë në Kosovë t’ju ofroj stabilitet.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të deklaratës së tij:

Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhin e çështjes a do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa sot.

Si president i Serbisë edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mirë zgjidhja e problemit është i domosdoshëm dhe sa më parë.

Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes neve dhe shqiptarëve  pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve.

Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin  vet.

Për neve është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë.

Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi për 1 milion njerëz më pak në Serbi.

Ndërsa shtatori mund të jetë muaji kur do të zgjidhet çështja e Kosovës.  Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet ti vizitojë serbët në Kosovë ku më pas do të udhëtojë për në Kinë, shkruan gazeta serbe ‘Blic’. Sipas gazetës, presidenti i Serbisë pret ofensivë diplomatike gjatë muajit shtator.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY