U aksidentua me motor, i riu nga Tirana në gjendje të rëndë...

U aksidentua me motor, i riu nga Tirana në gjendje të rëndë shëndetësore

137
0
Shares
Foto Ilustruese

Është plagosur rëndë pasi u aksidentua me motorin e tij. 31 vjeçari është transportuar me urgjencë në Tiranë, pas plagëve të shumta të marrë në trup.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, afër fshatit Iliras të Memaliajt, në aksin Tepelenë-Fier.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.B, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Honda Hornet”, me targë TR 877 F, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar.

Pasi mori mjekim në spitalin Rajonal të Gjirokastrës “Omer Nishani”, është dërguar për në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY