Shmangni akullin në pije, po përhapin sëmundjen e rrezikshme

Shmangni akullin në pije, po përhapin sëmundjen e rrezikshme

143
0
Shares

Në ditët e nxehta të verës, akulli është shoqëruesi kryesor në pijet freskuese që konsumohen. Por, shumë pak e dinë efektin negativ që ato kanë për shëndetin.

Mjekët infeksionistë ngrenë alaramin se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës i përhapjes së saj.

Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Mjeku Pipero, ngre shqetësimin se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit.

Vetëm javën që lamë pas 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit nga konsumimi i disa sullfaqeve në një fast food në bllok.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY