DETAJE & FOTO/ Shkodër, ja çfarë bëri pas vrasjes së gruas Beqir...

DETAJE & FOTO/ Shkodër, ja çfarë bëri pas vrasjes së gruas Beqir Xhilaj

232
0
Shares

Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Guci e Re të Shkodrës, ku 74-vjeçari Beqir Xhilaj i mori jetën bashkëshortes së tij 47-vjeçare, Lumturie Xhilaj.
Ka qenë ora 00:05 minuta, kur fqinjët kanë dëgjuar të shtënat me armë dhe kanë njoftuar policinë.
Kur oficerët kanë mbërritur në banesë, ata e kanë gjetur viktimën të ulur në kolltuk, ndërsa i moshuari qëndronte përballë saj, duke pirë raki i qetë dhe pa asnjë shenjë tronditjeje.
Xhilaj fillimisht i tha policisë se gruaja kishte vrarë veten. Por gjatë marrjes në pyetje, deklaratat e tij rezultuan kontradiktore dhe në fund ai pranoi krimin.
Dyshimet e para janë se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një debat mes çiftit, ndërsa 74-vjeçari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit.
E ndjera Lumturie Xhilaj është gruaja e dytë që vdes nga duart e Beqir Xhilaj. Në vitet ’90, ai kishte vrarë bashkëshorten e tij të dytë, vepër për të cilën kishte vuajtur dënimin me 15 vite burg.
Pas lirimit, familjarët e viktimës së tij të parë e kishin plagosur Xhilajn në përpjekje për t’u hakmarrë, duke bërë që 74-vjeçari të humbiste një krah.
Pas daljes nga burgu Xhilaj ishte martuar sërish dhe ishte ndarë, për t’u martuar më pas më 47-vjeçaren të cilës këtë të hënë i mori jetën.
Mësohet se para viteve ‘90, 74-vjeçari kishte plagosur dy persona me thikë, por pavarësisht të shkuarës, banorët e zonës shprehen se ai nuk ishte njeri problematik.
lumturi xhilaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY