Vasili: Nuk mund të ndryshojnë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë...

Vasili: Nuk mund të ndryshojnë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë, këto janë arsyet

99
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar per idenë e hedhur nga pala serbe për ndryshimin e kufijve, e mbështetur edhe nga disa eksponentë të lartë të palës kosovare.

Permes nje postimi ne Facebook, Vasili komenton dhe shpjegon të gjitha arsyet se pse ndryshimi i kufijve është i pamundur dhe një gjë e tillë do të sillte përplasje mes vendeve.

POSTIMI I VASILIT:

Kosova,Ahtissari dhe kompromisi i pamundur me kufijte.

Pavaresia e Kosoves u ngrit mbi tri kollona te palekundshme:

mbeshtetjen e nderkombetareve dhe perfshirjes se tyre ne betejen per pavaresine e kosoves, se dyti: mbi luften dhe gjakun e UÇK dhe se treti mbi pakon e Ahtissarit.

Kjo e fundit ishte pikerisht qasja mendjehapur ndaj komunitetit serb ne Kosove dhe garantimi i te drejtave shume te gjera politike te perfaqesimit te tij,thuajse atipike,vetem e vetem si nje element garancie per nje bashkejetese te plote dhe te standartit me te larte europian.

Pako e Ahtissarit u konceptua edhe si nje teresi kompromisesh bashkejetese,ne dukje teper te veshtira per tu pranuar nga Kosova,por qe pranimi i tyre pati nje rezultat madhor final:

Garancine teritoriale pra thene thjesht garantimin e paprekshmerine e kufijve te Republikes se Kosoves dhe konsakrimin Kushtetues te pakos se Ahtisarit.

Ky proces i hapur dhe garantues i lirive te gjera te minoriteteve ne Kosove brenda nje integriteti teritorial te konsoliduar e te paprekshem ishte dhe kryevlera,qe u investua ne te gjithe procesin e njohjes se Kosoves nga shume shtete te botes.

Sot prekja e kufijve eshte shembja e themelit te besimit te krijuar te Kosova dhe vete procesi thellesisht demokratik i krijimit te saj, nga i gjithe opinioni mbareboteror.

Asgjesimi praktikisht i pakos se Ahtisarit nepermjet lojes me kufijte do te vinte ne loje ne nenyre kritike ekzistencen e vete Kosoves dhe do te devalorizonte keqas ate ne syte e gjithe botes dhe do ta bente te parendesishme per veten dhe per rajonin.

Pazari me kufijte eshte vrastar per te ardhmen e Kosoves, por edhe per imazhin e shqiptareve kudo ne bote.

Gjithshka e fituar me gjak dhe mbi parime s’mundet kurrsesi te perfundoje ne pazare, qe amnistojne “hallet” e kerkujt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY