‘Lidhe rripin, Kiki’ deputetja ironizon: Karagjozllëqet e lalit, tallet me qytetarët…

‘Lidhe rripin, Kiki’ deputetja ironizon: Karagjozllëqet e lalit, tallet me qytetarët…

116
0
Shares

Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi metodën e kryetarit të Bashkisë së Oklahomës për të tërhequr vemendjen e shoferëve, por duke e përshtatur për shqiptarët.

“Lidhe rripin, Kiki! Drake do të mirëkuptojë!”,- ky ishte mesazhi që iu paraqitet banorëve të Tiranës në tabelat e vendosura në hyrje të qytetit. Ishte vetë Veliaj që e postoi këtë nismë si pjesë e trendit të ri në rrjetin e tij social instagram.

Por nuk është mirëpritur mirë nga deputetja e PD, Oriola Pampuri e cila e ka ironizuar këtë metodë.

Pampuri ironizon kryebashkiakun duke e cilësuar si një tallje me qytetarët, ndërsa kryeministri u boshatisi xhepat duke mos u dhënë mundësinë të pushojnë këtë vit.

“Ja qe bemat e kryebashkiakut karagjoz nuk kane te sosur.
Ben gallate me qytetaret, te cilet miku i tij kryeminister u boshatisi xhepat e portofolet e nuk u la asnje mundesi per te pushuar kete vit, por ama mund te argetohen ne mes te vapes ne trafik me karagjozlleqet e lalit…”, shkruan Pampuri.

Tabela në Oklahoma
Postimi i Veliajt disa ditë më vonë

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY