Daçiç i shkon pas Thaçit: Koha e kompromisit për kufijtë me Kosovën

Daçiç i shkon pas Thaçit: Koha e kompromisit për kufijtë me Kosovën

153
0
Shares

”Është koha të bëjmë kompromis”, ka thënë ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Ai është shprehur kështu, menjëherë pas deklaratave të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vazhdoi të këmbëngulë për korrigjimin e kufijve të vendit me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Gjithashtu ministri shprehet se kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me kompromis dhe vetëm në këto rrethana duhet të arrihet më e mira.

Në këtë fazë kemi situatën kur Bashkimi Evropian po vëren se problemi kryesor për arritjen e kompromisit janë shqiptarët. Shqiptarët po duan që ne ta njohim Kosovën, plus nëse munden, ta marrin edhe Medvegjën, Preshevën… kjo do të ishte ideale për ta. Në këtë situatë, hapet mundësia që të arrihet zgjidhja e kompromisit. Nëse tashmë ka dialog, në dialog duhet të keni një propozim”, ka thënë Daçiç.

Ai përmend dhe faktorin ndërkombëtar duke thënë se përfaqësuesit amerikanë janë ata që insistojnë në zgjidhjen e problemit me Kosovën vetëm duke arritur dialog dhe marrëveshje në interes të të gjitha palëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY