Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Kadri Veseli: Plan serb, ka marrë fund...

Korrigjimi i kufijve me Serbinë, Kadri Veseli: Plan serb, ka marrë fund prej vitesh

161
0
Shares

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar në lidhje me debatin ndaj korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Ai shprehet këto janë plane të vjetra të Serbisë.

Kreu i PDK-së i cilëson këto ide për ndryshim kufijsh të Kosovës si plan i vjetër serb, dhe si të tilla kanë marrë fund përgjithmonë në vitin 1999.

Ndarja e Kosovës është një nga pretendimet e vjetra të Serbisë, të cilat kanë marrë fund një herë e përgjithmonë në vitin 1999”, ka thënë Veseli në një shkrim të tij autorial të publikuar në Gazetën Express.

Madje, kryeparlamentari thotë se Serbia po prodhon “fakenews” të tilla në Kosovë për të prodhuar tensione dhe perceptim ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil.

Në të njëjtën kohë, Serbia, e interesuar në vazhdimësi për jostablitet në Kosovë, me propagandën e saj politiko-mediale, duke përdorur teknikat e reja të fake news, vazhdon t’i kontribuoj kësaj klime dhe tendencave për të prodhuar tensione. Efekti i synuar, gjithmonë i njëjtë : Të krijohet perceptimi ndërkombëtar për Kosovën si një vend jostabil e problematik, që nga ditë në ditë pritet të shpërthej dhe shpërbëhet!”, ka shkruar Veseli në shkrimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY