VIDEO/Frikë dhe tmerr në Indonezi, tërmeti 7.1 ballë u merr jetën 91...

VIDEO/Frikë dhe tmerr në Indonezi, tërmeti 7.1 ballë u merr jetën 91 njerëzve

144
0
Shares

91 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe 209 njerëz janë plagosur rëndë pasi një tërmet me magnitudë 7.0 goditi ishujt indonezianë të Lombokut dhe Bali në rreth orës 18:45 mbrëmë.

Të gjithë ata që janë konfirmuar të vdekur në tërmet janë vendas. Numri më i madh i njerëzve të vrarë ishin në Lombokun e Veriut, pranë epiqendrës së tërmetit, ku 72 vdiqën dhe 63 të tjerë u plagosën.

Një person është konfirmuar i vdekur në ishujt Gili. Dy vetë vdiqën në Denpasar, Bali, një pasi u godit nga një mur në rënie. Shumica vdiqën pasi u goditën nga shembja e ndërtesave, disa gjithashtu vdiqën nga shoku, duke vuajtur nga goditje pas goditjes të tërmetit.

Tre mijë shtëpi janë dëmtuar dhe autoritetet njoftojnë për zhvendosje të atyre që kanë mbetur gjallë.

Presidenti Joko Widodo ka shprehur keqardhje. “trishtim të thellë për vëllezërit tanë”,ka thënë ai. 

Familjet e të vrarëve në tërmet do të marrin 15 milionë rupia (1036 dollarë amerikanë) në kompensim nga qeveria. Të plagosurit do të marrin rreth 2.5 milionë rupia (172 dollarë amerikanë).

Policia, ushtria, agjencitë qeveritare dhe vullnetarët po koordinojnë përpjekjet e emergjencës dhe ndihmës.

 Turistët e huaj kanë ikur në aeroportin e Lombok, duke kërkuar të largohen nga Indonezia dhe autoritetet e aeroportit kanë kërkuar fluturime shtesë për të përshtatur fluksin.

1,000 turistë u evakuan nga ishujt Gili, në veri-perëndim të Lombokut, me anije.

Burimi:The Guardian

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY