LAJM I FUNDIT/ Lushnjë, aksidentohet rëndë fëmija 5 vjeç

LAJM I FUNDIT/ Lushnjë, aksidentohet rëndë fëmija 5 vjeç

124
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, në fshatin Gorre. Një fëmijë 5-vjeçar është përplasur nga një makinë duke e plagosur rëndë.

Është arrestuar 58 vjeçari nga Lushnja. Sipas informacioneve paraprake, fëmija është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk dihet ende gjendja e tij.

55 vjeçari po drejtonte mjetin tip ‘Ford’. Policia e ka shoqëruar në ambjentet e komisiariatit. Mbi të rëndon akuza, e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. B, 58 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Gorre, Lushnje duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY