U përplas me Adriatik Llallën, KPK jep vendimin për prokurorin e Shkodrës

U përplas me Adriatik Llallën, KPK jep vendimin për prokurorin e Shkodrës

100
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin Arben Dollapaj, prokuror në prokurorinë e Apelit në Shkodër.

Sipas raportit të ILDKPKI-së, prokurori ka pasuri të justifikuar. Edhe nga hetimi i thelluar, Arben Dollapaj rezulton me pasuri të justifikuara.

Prokurori Dollapaj u transferua në Shkodër në kohën që në krye të organit të akuzës ishte Adriarik Llalla me të cilin pati përplasje.

Prokurori Dollapaj ka një karrierë  të gjatë prej 25 vitesh në sistem, që prej vitit 1993 në Lushnje, ndërkohë që ka pasur në shqyrtim disa nga çështjet më të rëndësishme, duke hetuar dosje të mëdha si “Banda e Lushnjes”, “Gërdeci” ku kërkoi rrëzimin e vendimeve të Shkallës së Parë dhe burgosjen e të pandehurve, si dhe skandalin e pedofilisë në Qendrën e Fëmijëve, me 3 anglezë të dyshuar si pedofilë.

Ai ka hetuar edhe evazionin fiskal të Alban Xhillarit, por edhe çështjen mes Saimir Tahirit dhe Edi Palokës për shpifje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY