U kapën duke vjedhur energji elektrike, ndalohen 5 biznesmenë nga Shkodra dhe...

U kapën duke vjedhur energji elektrike, ndalohen 5 biznesmenë nga Shkodra dhe Durrësi

187
0
Shares

Vjedhjet e energjisë elektrike këtë radhë shënohen nga pronarë biznesesh. Dy persona janë shpallur në kërkim ndërsa ndaj tre të tjerëve, pronarë hotelesh e restorantesh, kanë nisur hetimet pasi janë gjetur në shkelje të ligjit duke vjedhur energjinë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nga kontrollet e fundit në terren në qytetet e Durrësit dhe Shkodrës, janë zbuluar 5 raste të vjedhjes në mënyrë flagrante të energjisë elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj.

Referuar kontratave, abonentët janë: Arian F, Kudret G, Martin H, Sherife B dhe Sanije H.

OSHEE njofton se dy prej tyre janë shpallur në kërkim pas zbulimit të vjedhjes së energjisë elektrike, në prani të oficerëve të Policisë së Shtetit dhe të Hetimit.

Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matësit, furnizim me energji elektrike pa pasur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje të paligjshme të energjisë për ndërprerjes si debitorë.

Në përfundim, OSHEE bën një apel: “Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u bën thirrje te gjithëve të bashkëpunojnë duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonentëve dhe punonjësve, kushdoqoftë ai/ajo përmes numrit call center 04 227 4141, postës elektronike ankesajuaj@oshee.al dhe kujdesi_abonetit@oshee.al, përmes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund të dërgoni foto/video), si dhe përmes kanalit te dedikuar në faqen zyrtare www.oshee.al”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY