Ju mund të jeni me fat pasi një studim i publikuar tek “The American Journal of the Modern Sciences” ka zbuluar se birra ka më shumë përfitime se sa mendojmë për shëndetin.
Të dhënat tregojnë se birra është e pasur me antioksidantë dhe përmban vitaminë B, madje me shumë se sa vera, e cila konsiderohet si një nga pijet alkolike më të shëndetshme.
Birra gjithashtu mund të parandalojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, sigurisht për aq kohë sa e konsumoni në sasi të kufizuar.
Studimi vlen vetëm për ‘pije të moderuar’, që do të thotë se një ose dy kriko mund të justifikohen. Megjithatë, hulumtuesit këshillojnë që mjekët mund të dëshirojnë të çlodhen për herë të parë duke pirë: “Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm për përfitimet shëndetësore që sjell konsumi i moderuar i alkoolit si një mënyrë jetese të shëndetshme.”
Kjo nuk është hera e parë që hulumtimi ka treguar se birra sjell të mira në shëndetin tonë. Studimet e kaluara thonë se konsumi i moderuar i birrës mund të rritë kreativitetin tuaj dhe zvogëlon rrezikun e diabetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/