Pas akuzave për përdhunim në grup apo edhe trafiqe të paligjshme, si edhe pas shkarkimit nga detyra si kryebashkiak i Kavajës, Elvis Rroshi nuk dëbohet por as nuk largohet nga PS.
Megjithëse kryeministri Edi Rama, “me zemër të theyr” e shkarkoi edhe si kryebashkiak i Kavajës, PS vendore vazhdon ta mbajë “në gjirin e saj”, “përdhunuesin”Elvis Rroshi.
Jo vetëm kaq, po Elvis Rroshi ka qenë i ftuar në darkën e fundvitit të PS në Kavajë, ku përveçse ka kërcyer e dëfryer, ka përfituar nga rasti edhe të mbajë një fjalë përshëndetëse. Nuk ishte se si pjesëmarrësit në feste, të mos shijonin me këtë rast edhe “oratorinë” e tij të njohur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/