Ministri Xhafaj takim me strukturat drejtuese të policisë në Vlorë, çfarë diskutoi?

Ministri Xhafaj takim me strukturat drejtuese të policisë në Vlorë, çfarë diskutoi?

104
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i pranishëm në një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë

Në fokus të diskutimeve ishin, masat policore dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror

U diskutua edhe mbi masat për parandalimimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë

Gjatë takimit u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”

Ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorēs dhe ekipin e ri drejtues

Ai bëri edhe një inspektim në Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur rradhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY