Manchester City shpallet fitues i Superkupës së Anglisë “falë” Sergio Agueros

Manchester City shpallet fitues i Superkupës së Anglisë “falë” Sergio Agueros

97
0
Shares

Manchester City është fituesi i Superkupës së Anglisë për sezonin 2017-2018. “Qytetarët” mposhtën në finalen e madhe, Chelsea me rezultatin e pastër 2-0.

Të dy golat e takimit kishin vulën e një emri të vetëm, Sergio Aguero. Për të zhbllokuar shifrat, “El Kun” i duheshin vetëm 13 minuta lojë, ku pasi u asistua nga Foden në hyrje të zonës lëshoi një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta.

Me pjesën e parë që u mbyll me fitoren minimale të të besuarve të Pep Guardiola fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për City-n, me Aguero që shënoi sërish. Argjentinasi shfrytëzoi mjaft mirë një inkursion të David Silva dhe i vetëm përballë Caballero e depozitoi topin pas shpinës së bashkëkombasit të tij.

Përfundimisht 2-0 dhe titulli i parë i sezonit i përket Manchester Cityt, ndërkohë që Maurizio Sarri e nis në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në tokën britanike.

Kjo është hera e pestë që Manchester City ngre lart trofeun e Superkupës së Anglisë, ku më parë e ka ngritur në vitin 1937, 1968, 1972 dhe 2012.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY