Birra afër skadencës, kthehet mprapsht sasia rekord në Shkodër

Birra afër skadencës, kthehet mprapsht sasia rekord në Shkodër

137
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar rreth 11.6 tonë birrë të importuar nga jashtë, për shkak se afati i skadencës së produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë apo dokumentacionin shoqërues.

Sasia e madhe e birrës me origjinë nga Estonia e Meksika vinte si eksport nga Mali i Zi në pikën doganore të Hanit të Hotit, por pas kontrollit fizik të ngarkesës nga trupa inspektuese rezultoi se ajo nuk respektonte urdhrin e ministrit për ndalimin e importeve dhe produkteve në prag skadence.

AKU-ja ndaloi hyrjen e ngarkesës prej 11.6 tonë në territorin e Shqipërisë, si dhe e ktheu atë në vendin e origjinës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para, qofshin produkte shtazore apo joshtazore, duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal, pasi ky është detyrim ligjor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY