Lidhje dashurie me djalin e deputetit shqiptar, reagon këngëtarja kosovare

Lidhje dashurie me djalin e deputetit shqiptar, reagon këngëtarja kosovare

984
0
Shares

U përfol ditëve të fundit se këngëtarja Adelina Berisha ishte në një lidhje dashurie me djalin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Koka, Arbër Koka.

Por, më në fund kemi një reagim nga njëri prej të dyve. E kontaktuar nga Telegrafi, vet këngëtarja Adelina Berisha e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka një lidhje me djalin e deputetit në fjalë.

“Nuk është aspak e vërtetë… Nuk bëhet assesi fjalë për lidhje”, është shprehur Adelina.
Këngëtarja, e cila së fundmi u gjend në Tiranë për xhirimet e klipit të saj më të ri, tha se u ndje e befasuar kur pa një lajm të tillë, teksa thotë se mediat ndërhynë së tepërmi në jetën e saj.

Pasi ka mohuar çdo aludim të mundshëm se ajo ishte në lidhje me djalin e deputetit në lidhje, ajo ka folur në lidhje me projektet e saj muzikore, ku shprehet se shumë shpejt do të lancojë këngën e saj të re.

Këngëtarja Adelina Berisha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY