Radhë e gjatë dhe vonesa në Kakavijë, çfarë pritet të ndodhë fundjavën...

Radhë e gjatë dhe vonesa në Kakavijë, çfarë pritet të ndodhë fundjavën e ardhshme

153
0
Shares

Fundjava është shoqëruar me radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës.Mbi 7.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në Shqipëri që prej mëngjesit të së shtunës, vetëm përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës.

Fluksi do të vijojë të rritet në Kakavijë, për të kulmuar fundjavën e ardhshme, ndërsa në pikat e tjera kufitare, në Sopik dhe “Tre Urat” kanë fluks minimal në hyrje dhe në dalje.

Fluksi, sipas autoriteteve doganore lidhet me lejet vjetore të emigrantëve të cilët jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj.

Sa i perkët fluksit të emigrantëve në dalje nga Shqipëria numri i tyre deri paraditen e së dielës ka qënë rreth 2500, ndërsa që prej mesnatës kanë pritur në radhë rreth 2 orë në anën greke të kufirit.Sipas informacioneve te marra dogana greke pergjate ketyre diteve ka punuar me dy sportele çka ka sjellë edhe në orë të ndryshme radhë në anen tjetër të kufirit.

Por pas kërkesës së bërë nga pala shqiptare autoritetet doganore greke kanë shtuar edhe një sportel duke shërbyer kështu me 3 sportele në hyrje e dalje duke bërë që situata të normalizohet. Në anën shqiptare po punohet me personel të dyfishuar dhe me 4 sportele në hyrje e po aq ne dalje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY